Dy shqiptarë në horizontin e Inteligjencës Artificiale të së nesërmes

Evolucioni i vrullshëm i Inteligjencës Artificiale shpesh perceptohet si një revolucion thjesht teknik. Por nën kodet dhe algoritmet fshihet një betejë më e thellë idesh — një riinskenim modern i debatit themelor mes racionalizmit dhe empirizmit, që ka formësuar mendimin perëndimor prej mijëvjeçarësh. Dy mendje shqiptare po shfaqen sot si bartës të këtyre paradigmave të […]
Ka dritë në fund të tunelit

Detyra e ditës në këtë periudhë pandemie është respektimi i masave parandaluese për të frenuar sa më shumë shpejtësinë e përhapjes së virusit, duke e mbajtur numrin e të prekurve që kanë nevojë për trajtim spitalor brenda kapaciteteve të menaxhimit të sistemit tonë të shëndetit publik. Kjo është kryefjala dhe kryeshqetësimi jo vetëm i Shqipërisë, […]
PANDEMIA SI NYJE KRITIKE NË HISTORI

Jemi vetëm në ditët e para të një pandemie serioze të shkaktuar nga një virus. Është herët të imagjinojmë si do të jetë bota pas saj, por referuar historisë dhe disa leximeve të para të reagimit global të deritanishëm, me shumë gjasa kjo ngjarje panbotërore mund të jetë një nyje kritike në historinë e botës […]
SHKUNDJA TEKNOLOGJIKE DHE KOMUNITETET SI SHPËTIM

Para pak ditësh kompania Google njoftoi se kishte prodhuar kompjuterin kuantik me shpejtësi 1 miliard herë më të madhe se kompjuterat e sotëm. Kompjuteri kishte kryer për 3 minuta e 20 sekonda një llogaritje për të cilën kompjuterave të zakonshëm do t’iu duheshin 10 mijë vjet. Kjo ngjarje mbase kaloi pa u vënë re sepse […]
E mira, e keqja dhe diçka tjetër

E mira dhe e keqja janë kudo. Ato janë në bashkëjetesë dhe në luftë të vazhdueshme. Në të njëjtin univers, në të njëjtin shtet, qytet, lagje, shkallë pallati. Ato bashkëjetojnë edhe brenda qenies së çdo një riu. Nuk janë të ndara dukshëm. Nuk i shqiten njëra-tjetrës. Kështu janë edhe sistemet. Nuk ka sisteme puritane, ashtu […]
Ne dhe Europa përtej një rezolute

Para disa ditësh, parlamenti holandez votoi në shumicë një rezolutë ku i kërkohet BE të pezullojë regjimin e lëvizjes së lirë në BE të qytetarëve nga Shqipëria. Më shumë se sa një lajm i keq për Shqipërinë, ky është një lajm i keq për vetë BE. Iniciativat radikale e nacionaliste, që i imponohen vendimmarrjes politike […]
Duhet të shkruajmë tregimin tonë

Edhe fjalimet më optimiste për të ardhmen e vendit tonë kanë për tregim të shkuarën. Shqiptarët kanë patur një histori të vështirë, të ndodhur ndërmjet lindjes dhe perëndimit, dhe padyshim kanë meritën historike të mbijetesës me gjuhë, kulturë e zakone të trashëguara, që mund të jenë frymëzim, por nuk mjaftojnë për të ndërtuar një qëllim […]
Studentët

Këto ditë, Instituti ASPEN në SHBA publikoi raportin e një pune 20-vjeçare mbi sfidat e edukimit. Raporti titullohej “Nga një komb në rrezik tek një komb me shpresë”. Raporti bën fjalë për ndërtimin e një modeli të ri të edukimit që ka në qendër marrëdhëniet emocionale në procesin e të mësuarit të studentëve, më shumë […]
BREXIT, fitorja e Sadiq Khan dhe Europa

Shumë pak kohë pas sulmeve të përgjakshme terroriste në Paris, Ankara, Bruksel, kur dukej se radikalizmi dhe islamofobia po fitonin argument dhe mbështetje, në Londër një kandidat për Bashkinë e kryeqytetit britanik, me prindër emigrantë pakistanezë të besimit musliman, fitoi numrin më të madh historik të votave në mbështetje të një kryebashkiaku në Europë. Sadiq […]